http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Duke nisur që nga 1 korriku të gjithë pensionistët do të marrin një pension më të madh. rritja do të jetë me 2%, një rritje modeste sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale Veliaj, por më shumë se rritja ekonomike që ka patur Shqipëria vitet e fundit. sot që flasim një pension minimal është 12 mijë le 400 lekë, dhe ai do të bëhet 12 mijë e 650 lek, ndërsa maksimali bëhet 14 mijë e 500 lekë. Shkaku kryesor përse po ndodh kjo rritje ka qënë rritja e çmimeve, ku për moshën e tretë vetë ministri Erjon Veliaj pranoi se janë bërë të papërballueshme. Sa i përket minatorëve, që prej janarit të 2015-ës mosha e daljes së tyre nuk do të jetë më 60 vjeç por 55. një kërkesë kjo e ngritur prej kohësh nga sindikatat. ndryshe nga qeveria e mëparshme, kabineti Rama nuk ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve, por rikthim të rritjes ekonomike. gjithsesi rritja që po bëhet tashmë ishte parashikuar që me miratimin e buxhetit të 2014-ës. fondi i caktuar për këtë është 1 miliard lekë. hera e fundit që pensionet u rritën ishte një vit më parë me 4% për fshatin dhe 3% për qytetin.
